500 € për të kaluar drejt BE-së/ Kishin mbushur minibusin dhe makinat me qira me emigrantë, arrestohen 7 trafikantë në 3 qytete, në lojë edhe kosovarët

12 Korrik 2020, 12:01| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 16:18

  • Share

TIRANE-Përpos grupeve shqiptare, në lojë për trafikun e klandestinëve janë futur edhe kosovarët. Në 24 orët e fundit janë finalizuar tre operacione nga policia në Pogradec, Elbasan dhe në Kukës duke çuar në pranga 7 persona që po tentonin që kundrejt fitimit të kalonin nga Shqipëria drejt BE-së emigrantë nga vendet e treta, lindja dhe Afrika Veriore.

Operacioni i parë u finalizua në Pogradec, ku u arrestuan dy shqiptarë nga Kosova, pasi po transportonin me një minibus 16 emigrantë. Shqiptarët nga Kosova me inicialet B. J. 41-vjeç dhe F. S. 48-vjeç nga Prishtina u arrestuan në afërsi të fshatit Memlisht.

Ata i kishin marrë emigrantët sapo lanë kufirin me Greqinë dhe hynë në tokën shqiptare, ndërsa do i dërgonin në Prishtinë kundrejt pagesës, teksa derstinacioni përfundimtar ishin vendet e BE-së. Operacioni i dytë u zhvillua në Kukës, ku një 22-vjeçar nga Tirana, po tentonte që të kalonte me makinë drejt Kosovës 4 sirianë, madje nuk kishte as patentë.

Ndërkohë që në Elbasan u arrestuan 4 persona në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë me dy automjete të marra me qira. Qëllimi ishte transporti në drejtim të Kukësit kundrejt pagesës 500 euro për person. Të arrestuarit në Elbasan janë; E. L. 30 vjeç dhe M. N. 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H. 36 vjeç dhe L. H; 36 vjeç, banues në Tiranë. Trafikantët u kapën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Mengel.

Goditja e këtij grupi, sipas policisë, ishin vijim i operacionit të nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga një person dhe u procedua një tjetër, pasi transportonin 9 emigrantë, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Këta persona kryenin aktivitetin e paligjshëm nga Korça në Kukës, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular. 

Report TV solli ekskluzivisht pak javë më parë rrugëtimin e refugjatëve sirianë që pas futjes ilegalisht në Shqipëri përfundojnë në kryeqytet të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për të kaluar në vendet e BE-së.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?