Global CyberDrill 2024

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse

26 Prill, 15:05| Përditesimi: 26 Prill, 15:11

  • Share

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024, eventin më të madh që organizohet për menaxhimin e adresimin e kërcënimeve kibernetike

Shqipëria zuri vendin e parë në Kompeticionin Global të Sigurisë Kibernetike GISEC, që u zhvillua nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit) dhe Këshilli i Sigurisë  Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai.

Ky kompeticion hyri në Librin Guinesss për shkak të numrit të lartë të vendeve pjesëmarrëse, nga ku Shqipëria nxori në pah ekspertizën dhe angazhimin serioz për të adresuar kompleksitetin e sigurisë kibernetike në një botë ku zhvillimet teknologjike kanë një shpejtësi marramendëse.

Përfaqësuesit e Shqipërisë Franc Zylyftari nga AKSHI dhe Adriano Lleshi dhe Ilir Daka nga AKCESK ia dolën që mes 113 shteteve pjesëmarrëse, të vlerësohen si më të mirët!

Ky event tre ditor 23-25 prill 2024 bëri bashkë ekspertë të sigurisë kibernetike, të apasionuar pas teknologjisë dhe institucione publike nga gjithë bota

Konkursi “CyberStars”, ka për qëllim për të inkurajuar kompanitë në zhvillim dhe pioniere në fushën e sigurisë kibernetike.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?