Ministrja e Turizmit në Report Tv: Marrëveshje me Filipinet dhe Indonezinë për fuqi punëtore! Paketë për zhvillimin e turizmit në veri

21 Maj, 18:24| Përditesimi: 21 Maj, 22:53

  • Share

Shqipëria është në negociata me Filipinet dhe me Indonezinë për të marrë fuqi punëtore, sidomos për sektorin e turizmit. Ashtu si e ka raportuar më parë Report Tv, lajmi u konfirmua sot edhe nga Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’.

Ministrja tha se vendi ka nevojë për fuqi punëtore, ndërsa tha se janë lehtësuar edhe vizita e punës me qëllim që  t’i jepet mundësi atyre që vijnë nga vendet aziatike për të punuar në vendin tonë.

“Kemi bërë marrëveshje me disa vende dhe po vazhdojmë të bëjmë si me Filipinet dhe Indonezinë për fuqi punëtore, për të mundësuar dhe lehtësuar hyrjen e fuqisë punëtore. Kemi lehtësuar vizat e punës, i japim mundësi atyre që vijnë nga vende aziatike që të punojnë në Shqipëri. Jemi duke punuar edhe me diasporën, ka të rinj që kanë punuar në vende të tjera në këta sektor dhe po kthehen në vendin e tyre”, tha Kumbaro në Report Tv.

Me gazetaren Marsela Karapanço, ministrja thotë se Shqipëria synon të bëhet kampione e turzimit në Ballkan deri në vitin 2030. Vetëm për 3 mujorin e parë të 2024 vendi është vizituar nga 1.5 mln turistë.

“Ne patëm 6.5 milionë vizitor të huaj para pandemisë dhe pas pandemisë u ndal turizmi, shumë biznese u mbyllën. Ne e kontrolluam mirë pandeminë dhe u respektuan protokollet. Flukset që shkonin në vende të tjera, u devijuan dhe erdhën në Shqipëri, pastaj është efekti i rrjeteve sociale, sepse ishte marketing i papaguar.

Në 2017 ne filluam që të zgjerojmë hartën e turizmit që është agroturizmi që shumë qytetarë filluan të bëjnë bujtina, dhe aktiviteteve si shëtitjet në pyll, shëtitjet më kalë. 2023 ishte vit i suksesshëm për shkak të shijes së mirë që ka vendi dhe ne po punojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan”, u shpreh ministrja.

Sipas projeksioneve, Kumbaro thotë se këtë vit mund të arrihet shifra 14 mln turistë.

Këtë vit nuk është 14 milion turistë objektivi, ne nuk punojmë të arrijmë 14 milionë turistë, por nëse bizneset thonë se kanë më shumë se 40 për qind rezervime të paguara, se viti i kaluar projeksioni do të thotë se do ti kemi 14 milionë turistë. Pastaj, për 14 vizitorë sa forca pune na  duhet? Pra ne po bëjmë përgatitjet që duhen për të përballuar këtë vit. Tashmë kemi sezon 365 dit në vit”, tha Kumbaro.

Për turizmin në veri të vendit, ministrja tha se po punohet për të bërë një paketë të dedikuar, e cila do të mundësojë zhvillimin e turizmit në këto zona.

“Po bëjmë një paketë të dedikuar për zhvillimin e turizmin në veri të vendit, lidhur me letrat e pronësisë, paketat fiskale për të zhvilluar turizmin malor”, tha ajo. 

Sa i takon problematikave me parkimet, Kumbaro tha se problematikat më të theksuara janë në qytetet që kanë më pak hapësira për të bërë vende parkimi.  

“Çdo bashki administron territorin vet, Durrësi ka territor më të madh edhe ka më shumë hapësirë, Saranda ka vështirësi me parkimin, sepse ka një territor të vogël. Edhe në Mal të Zi ka vështirësi në parkim sepse është vend i vogël”, tha ajo.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tini: 22/05/2024 10:15

    SHQIPERIA ESHTE VEND I VOGEL SI TERITOR,,,DHE PER MAKINAT DUHEN NDERTUAR PARKINGJE TE MEDHA NE DURRES DHE GJITHE BREGDETIN,,,,ME 5-6 KATE,,,OSE PARKINGJE NENTOKESORE...KJO ESHTE ZGJIDHJA,,,NUK FLITET KESHTU SI FLET KJO KUMBARO,,,PER BREGDETIN QE TE BEHET NJE ZONE ATRAKTIVE,, BEHEN PLANE URBANISTIKE NGA ARKITEKTET,, JO TE NDERTOHET PA KRITERE,,KUTURU, PA PROJEKTE,,, E PA LEJE...

    Përgjigju
  • Or tej: 22/05/2024 06:43

    Morem fund si popull or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/05/2024 05:45

    Në pazarin e bagëtive jeni që i blini njerëzit me kg. Punëtorët e huaj nuk jetojnë dot në Shqipëri sepse nuk dinë shqip, nuk njohin vendin, e për më tepër u duhet rroga 2000 euro në muaj që të përballojnë shpenzimet që do i kenë më shumë se Shqiptarët.

    Përgjigju
  • Faik: 21/05/2024 23:24

    Kjo Mirela Kumbaro eshte KORBÉ e ZEZÉ GRABITQARE , HAJDUTE , dhe e ZHYTYR KOKÉ e KÉMBÈ nè KORRUPSION dhe MEGA VJEDHJE !!! KUJDES KUJDES KUJDES , Mirela Kumbaro RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , GRABITJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe PLAÇKITJE Zyrash Shtetërore !!

    Përgjigju
    • dali: 22/05/2024 11:13

      budullah Mafiosi:Kumbari

  • Arber: 21/05/2024 20:12

    Rritini rrogat shqiptareve o plehra qe te mos ikin, dhe jo ti zevendesoni me skllever aziatike.

    Përgjigju
    • I.M: 22/05/2024 05:49

      Mos u mërzisni se as skllevërit nuk ja u zgjidhin hallet këtyre politikan biznesmen mashtrusve.

  • flori: 21/05/2024 19:54

    duhej te kishe 10 milion per tre muaj ,,z.ministre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?