‘Shqipëria turistike’/ Keni shpirt aventurier? Bovilla mrekullon turistët e huaj! Vizitorët: Magjike si kartolinë, do ua rekomandojmë të gjithëve

16 Gusht 2023, 21:13| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 21:20

  • Share

“Nëse keni shpirt aventurier dhe dëshironi të zbuloni atraksionet që ka Tirana iu ftoj t’i bashkoheni udhëtimit tone për në liqenin e Bovillës.”

Bovilla ndodhet vetëm 14 km larg Tiranës. Deri aty shkohet me makinë

Gryka e Bovillës dhe shkëmbinjtë që e rrethojnë kanë tërhequr shumë turistë.

“Është e mrekullueshme! Pamja, uau ! Më pëlqen lartësitë, shkëmbijnjtë, të gjithë pemët e gjelbra dhe liqeni janë vërtet të bukur .”- tha turisti

“Postova foto në instagram. Defitivisht do ta rekomandojmë tek çdo kush “

“Mahnitëse”

“Është një nga pamjet më të mrekullueshme që kam pare ndonjëherë vërtet “

 “Është pamje unike. Si kartolinë”

Në perëndim liqeni i Bovillës shikohet me malin e Gamtit dhe Brarit, në juglindje me malin e Dajtit. Në anën  lindore rrethohet me malet e Xibrit dhe të Kotit të vendosur në veriperëndim midis malit të Skënderbeut dhe në juglindje të malit me Gropa.

Bovilla e ndodhur në një zonë me bukuri natyrore të mrekullueshme ka liqenin e saj nga i cili merr ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Tiranës.

Liqeni ka një sipërfaqe 4.6 km2 dhe është formësuar nga diga e ndërtuar në hyrjen e kanionit të lumit Tërkuzë më qëllim furnizimin e qytetit të Tiranës me ujë.

Dy shpatet e maleve mes të cilëve ndodhet diga janë me lartësi mbi 1200 m.

Ujëmbledhësi është formuar nga prerja e lumit Tërkuza me një digë 81 m të lartë, në grykën e Zall Herrit. Prej vitit 1998, ujëmbledhësi i Bovillës është furnizuesi kryesor me rreth 50% të gjithë konsumit të ujit të pijshëm për qytetin e Tiranës.

Edhe pse të notuarit në liqen nuk lejohet, këtu mund të zhvillohen  një sërë aktivitetesh sportive të tjera.

Rrugës takojmë një çiftin nga Gjermania,  Linda Bartl dhe Florian Buchenberger. Ata kanë ardhur me kamper në Shqipëri dhe natën e kaluan në liqenin e Bovillës.

 “Nata e kaluar ishte shumë e nxehtë. Ishte 42 gradë, kishte erë, por erë shumë e ngrohtë, por është gjithçka në rregull.- tha turistja.

 “Unë vërtet e pëlqej Shqipërinë. Është e bukur dhe njerëzit janë shumë të mire. Kjo është arsyeja pse ne po e shijojmë vërtet. Tani ne jemi këtu në këtë liqen të mrekullueshëm. Ne kaluam natën këtu e më pas do të ikim te kalaja e Shkodrës. Interesante dhe me shumë erë sot. Më Parë ishim në Tiranë dhe atje ishte shumë vapë, mot komplet ndryshe. “-tha një turiste.

Udhëtimi ynë vazhdon drejt ballkonit të Bovillës, aty ku pamja i ngan një kartoline.

“Sapo u ngjitëm. Tani jemi te ballokoni I Liqenit dhe shikoni çfarë pamje.”

“Kjo pamje është magjike.Ne jemi nga Shtetet e Bashkuara dhe jemi shoqe të ngushta. Është hera e parë në Shqipëri. Unë jam këtu që një javë ndërsa shoqja për muaj. Ne e duam Shqipërinë. Është shumë e bukur dhe ka shumë vende për të vizituar.”

“Ne ishim në plazh më parë dhe kjo pamje këtu është mahnitëse.”

“Nuk kam bërë plane për të ardhmen , po me shumë mundësi do të vijmë prapë.”

“Rruga për këtu është ishte vërtet e vështirë dhe ne erdhëm këtu me makinë të vogël.”

 “Ne erdhëm këtu për dy ditë dhe me shumë mundësi do t;u themi të gjithë miqve tanë spanjollë të vijnë këtu.”

Por çfarë mund të bëni në Bovillë?

“Të apasionuarit pas pedalimit mund të praktikojnë çiklizmin malor, ndërsa ata që dëshirojnë më shumë adrenaline mund të bëjnë ecje, ngjitje apo kacavjerrës të shkëmbinjve.

Në dimër terreni mund të shfrytëzohet për hiking, rafting, ecje. Bovilla padyshim është një nga destinacionet e preferuara për këdo që e ka vizituar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 17/08/2023 09:19

    Të shkretët ju. S'keni cfarë i promovoni Tiranës.Dhe ata që vijnë anë transit sepse s'ka aeroport tjetër.

    Përgjigju
    • Lexhenda: 17/08/2023 14:30

      Ishalla pelcet nga inati ti qe vijne turiste ne Shqiperi

  • joker: 17/08/2023 09:04

    popo , por rruga per te shkuar atje eshte cope cope, nuk ve dore shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?