Kisha 400 vjeçare e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së parë ka ngjallur interesin e vizitorëve e sidomos të huajve. Objekti i kultit në fshatin Leusë të Përmetit i ngjan një tempulli, mes gjelbërimit dhe 3 përrenjve që burojnë nga malet e derdhen në Vjosë.
Kisha ortodokse me piktura murale dhe ikonostase është ndërtuar në vitin1617. Për vlerat e saj historike na tregon At Ilija Tito. Kisha që shohim sot është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe më të vogël, që datonte në shekullin e VI pas Lindjes së Krishtit. Koha nuk ia ka zbehur bukurinë dhe as vlerat edhe pse është dëmtuar e vjedhur si gjatë viteve të diktaturës ashtu dhe në demokraci.
Afro 500 turistë vizitojnë çdo vit Kishën e Shën Mërisë. Shumë më tepër do të kishte nëse asfaltohet rruga prej 1.3 kilometrash nga qendra e Përmetit deri në Leusë, e cila aktualisht aksesohet vetëm me fuoristradë. Për kishën monumentale dhe bukuritë natyrore, Leusa është përfshirë në projektin e 100 fshatrave turistikë. Këtu kanë nisur të ndërtohen bujtinat e para, siç është “Kri-Kri”, bujtina me emrin e rrallë e Gilberto Jaçes.
Ndërtesa e bukur punuar me gurë ruan të gjitha elementet e traditës së zonës, ndërsa për emrin është frymëzuar nga Nonda Bulka, shkrimtari me origjinë nga Leusa që shkruante me pseudonimin "Kri-Kri".
"Vizitorët e huaj kanë interes, mënyra se si zhvillohet tuizmi drejt zonave rurale vizitorë e huaj shpirtin e vertetë të shqipërisë. atë kulturë të trashëgar të gatime jeten reale të banorëve, por gjithashtu mund të shijojnë nayrën e jashtëzakonshem. qetësi dhe çlodhjeve, e ardhmja është drejt këtyre strukturave, rruga është një vështirësi. shpresojmë të ketë përmirësim".
I ngjan një vendi mistik Luesa, që të mahnit me bukuritë natyrore dhe kishën me afreske të rralla.
Si ka mundesi te trashegohet kjo banese nga nje pinjoll me origjine nga dangellia dhe bashkiak, objekt ne pronoesi te e nje autoktoni nga leusa
PërgjigjuBrravo Pirro, bena nga kto se jane me vlere!
Përgjigju(Sa thua Permet dihet kot nuk i thonin qyteti i luleve jo nga koha por doli e vertet,me nji fjal i ka te gjitha mos ti kujtojm dalin shum.)
PërgjigjuVertete shume e bukur qenka kisha, por kam vendosur te mos shpenzoj asnje qindarke ne Shqiperi per 5 vitet e ardhshme. Le te ngjitet ministreshe Mirela me makine neper ate shtegun e dhive pasi te jape doreheqjen.
PërgjigjuVila Kri Kri simbol i korrupsionit bashkiak....
Përgjigju