Shqipëria turistike me 2 aeroporte të reja/ Ekspertët: Ai i Vlorës do sjelli vizitorë nga Kina dhe Japonia! Gjirokastra, ideale për udhëtimet e biznesmenëve

20 Shtator, 21:01| Përditesimi: 20 Shtator, 22:18

  • Share

Shqipërisë pritet ti shtohen dy aeroporte të reja, në jug të vendit si ai i Vlorës dhe Gjirokastrës. Në Studio Live, eksperti i aviacionit civil, Altin Progonati dhe eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli dhanë më shumë detaje nga ajo që pritet t’i shtojnë vendit dhe Shqipërisë turistike këto dy aeroporte.

Progonati vuri në dukje për Arbër Hitajn fryrjen që po përjeton Aeroporti i Rinasit që sjell nevojën e pasjes së aeroporteve të tjerë më të bollshëm.

'Turizmi në Shqipëri po përjeton një fryrje të madhe. Nuk është meritë e aeroportit që po vijnë shumë turistë në Shqipëri, është meritë e aeroportit që i akomodon këto turistë. Ka arritur të përshtasë infrastrukturën e vet. Nuk është bërë më e mira. Aeroporti i Rinasit po ndjen mbingarkesën, qoftë në infrastrukturën, qoftë në fuqi punëtore, qoftë në pajisje.'

Më tej ai sqaroi se aeroporti i Vlorës që pritet të hapet së shpejti do jetë një aeroprot ndërkombëtar përtej Europës, ndryshe nga Rinasi, që mund të ketë linjë me Japoninë e largët apo Kinën.

'Aeroporti i Vlorës është bërë për udhëtime të gjata ndërkombëtare, pistë 3.2 km e gjatë, 60 m e gjerë mëse e mjaftueshme për avionët e udhëtimeve të gjata. Do ketë avionët e mëdhenj. Avion edhe nga përtej oqeanit, nga SHBA, edhe të nisi për në Japoni, Kinë. Dalin nga kufijtë e Europës. Rinasi i ka fluturimet brenda Europës. Aeroporti i Vlorës përtej Europës. Do jetë i madh. Kompania që po merret, po punon që të vërë kapacitete të mjaftueshme që të mos ketë këtë shtrëngim të Rinasit. Bumi i Rinasit parashikohet edhe në Vlorë. mund të ketë 1 milion pasagjerë në vitin e parë.'

Çoçoli vuri në dukje impaktin ekonomik në turizëm që do të ketë aeoroporti i Vlorës.

'Që një krocere të vijë duhet të paktën 2 vjet të ketë një plan lundrimi. E njëjta gjë me linjat ajrore. Jo vetëm Kanadaja SHBA, kemi emigracion. Ti kap Japoninë, tregun kinez. Sot në botë të dytët janë kinezët për turizëm. Pse të mos kesh një Shangai-Vlorë? Janë turistët që kanë ngritjen më të lartë. Është një treg që kemi përfitim pasi do kemi turistë. Turizmi dhe aeroporti i Vlorës më duken si vëllezër siamez, kemi turizëm gjatë gjithë vitit.'

Progonati vijoi më tej lidhur me aeroportin e Gjirokastrës që do hyjë tek aeroportët e vegjël me vlerë investimi prej 50 milion euros.

'Është ëndrra më e vjetër e gjirokastritëve. Është aerodrom. Tani është pista e barit. Është ide e bukur, uroj të bëhet. Projektin vizibël e bën vizioni. Aeroporti i Gjirokastrës mund të bëhet i vogël si i Kukësit, mund të bëhet ulja në dy drejtimet. Nëse punohet me mend, do bëjë një plan të fortë biznesi mund të sjelli shumë favor për zonën. Investimi nëse bëhet i plotë shkon tek 50 milion euro.'

Sa i përket Aeroportit të Vlorës, Çoçoli thotë se po ndërtohet nga Behgjet Pacolli dhe një kompani turke.

'Investimi në Vlorë 104 milion euro. Kompania  që po e ndërton është 51% e Behgjet Pacollit, kusuri një kompani turke që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit. Punimet ndërtuese po ecin mirë.'

Sakaq, ai renditi 3 përfitimet e mëdha që do të sjellë aeroporti i Gjirokastrës.

'Gjirokastra ka 3 asa në mëngë. E para, për udhëtimet e biznesmenëve, me avion të vegjël, është ideale. Ai si aeroport i mesëm është ideal. Edhe 50 milion euro po ti hedhësh i nxjerr shpejt. E dyta, kemi deklaruar akademinë e pilotëve shqiptarë, aeroport ideal për stërvitjen e tyre është Gjirokastra. Mund të jetë pikë lidhje, me pjesë të tjera me rajonin. I ke shumë afër. Ke aeroporte të vogla në Greqi, Bullgari. Kanë shumë potencial.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xnxnxn: 21/09/2024 00:10

    Eshte ulur ndonje avion ne Kukes per kete vere? Asnje.

    Përgjigju
    • Brajan: 21/09/2024 09:19

      Nuk i ke pare zoteri por zotni Çocoli ka ulur ne kukes dy hwre p... e somes ne kukes dhe tani do ta uli 7 here ne vlore dhe 17 here ne gjirokaster per biznesmenet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?