‘Shqipëria turistike’/ Pylli i fazanëve, atraksion i veçantë në juglindje! Turisti gjerman: Shumë bukur, më pëlqyen sorkadhet  

10 Gusht 2023, 17:52| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 17:57

  • Share

Plot shkëlqim, me të kuqen dhe jeshilen dominuese, ecje sqimatare, fazanët janë shpendë të hijshëm që mund t’i shihni, nëse vizitoni pyllin që ka marrë emrin e tyre.

Pylli i Fazanëve ndodhet në Maliq, rreth 14 kilometra nga qyteti i Korçës dhe është destinacion i preferuar për vendasit. Një mundësi e artë për të afruar fëmijët me natyrën. Këtu mund të shohin fazanët, sorkadhet e lepujt.

Përgjegjësi Niko Demollari na tregon për speciet qe gjenden në këtë pyll.

“Pylli i fazanëve është 48 ha, në perëndim nga lumi i ujërat si sportiv ujor, peshkim. Këtu ka sorkadhe, fazanët, këtu inventari i specie të egra po nuk u rregulla nuk mund ta bësh gjatë natës rrinë aty dhe gjatë ditës janë të fshehura, ka dhelpër, ujk nuk janë se i shikojmë në sy të lirë. Në kohën e beharit nuk duken fshihen ka dhe kafshë të buta si sorkadhe, fazanët edhe në kafaz dhe lëshuar edhe e kemi populluar paksa pyllin zinxhiri ushqimor nga grabitqarët nga bufi dhe shqiponja i gjuajnë ne përpiqemi ta mbajmë pastër kur njerëzit të kënaqur”.

Së fundimi “Pylli i Fazanëve” vizitohet dhe nga të huajt, sidomos gjermanët që zgjedhin në qëndrojnë këtu me kampera.

“Unë jam Kesper dhe jam nga Gjermania. U prezantova me këtë pyll duke kërkuar në hartë dhe është një vend i bukur dhe shumë i nxehtë si është Shqipëria ne korrik. Një gjë që me pëlqeu më shumë në këtë pyll ishin sorkadhet e vogla, që janë shume te lezetshme.”

Në Pyllin e Fazanëve mund të organizohen festa e piknik, ndërsa të apasionuarit pas dyrrotakëve rendin nëpër shtigje.

I shpallur monument natyror dhe i mbrojtur nga shteti, pylli përbëhet prej plepit, shelgut, blirit, pishës e bredhit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?