‘Shqipëria turistike’, Roshniku, fshati i ‘fiqve’ ku ka lulëzuar agroturizmi! Turisti holandez: Veçoj mikpritjen dhe ushqimin

6 Gusht 2023, 16:50| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 16:54

  • Share

Ardit Fiska është një i ri që ka përfunduar studimet për teknologji ushqimore dhe është kthyer për të punuar në bujtinën e familjes.

Gatimet tradicionale me prodhime bio të zonës janë çelësi i suksesit, na tregon nëna e Arditit teksa përgatit një lakror për turistët.

Shumë turistë që vizitojnë qytetin 2400 të Beratit, pasi njihet me historinë zgjedhin të kalojnë disa orë pranë gjelbërimit, të freskohen në përrenj dhe të shëtisin në ajrin e pastër.

“Kemi vizituar Beratin, një qytet mjaft i bukur, kemi bërë hiking në Tomor dhe tani erdhëm në Roshnik, ku veçoj mikpritjen dhe ushqimin shumë të shijshëm.”-tha turisti.

Turistët në Roshnik shikojnë peizazhet e natyrës, por njihen nga vendasit dhe me historinë, pasi ky është fshati i Qyprilinjve të famshëm, familje nga e cila dolën tre vezirë që qeverisën Perandorinë Osmane në shekullin e XVII.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mozi: 06/08/2023 21:04

    Po pa pyeti nje her i kane paguar taksat pa mire me turistet po me veten si jan

    Përgjigju
    • Gjino: 07/08/2023 04:45

      Ok more Mozi laj pjata në emigracion……

  • Koli: 06/08/2023 20:46

    Na cmenet me kto gjona. Prodhoni dicka se vec pallate e turizem, prona ne kup te qiellit te gjith ikin jasht shtetit e po zevendesohemi me te huaj. Boll me ekonomi koti.

    Përgjigju
  • LORA: 06/08/2023 18:34

    Respekt per njerzit puntore ne Roshnik, qe jetojne dhe presin turiste ,qe zgjerojne me talent e tradite hapesirat e mireqenies se tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?