Kombëtarja shqiptare U-16 u mposht 0-6 nga moshatarët e Italisë në "Elbasan Arena". Pasi na mundën tre ditë më parë 1-5 në "Air Albania", edhe miqësorja e dytë foli për të kaltërit. Trajneri i Shqipërisë U-16, Ervin Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Leonard Kolgecaj, Ergestino Pepnikaj, Renato Halili, Rinaldo Nela, Enea Elmazi, Jetmir Laze, Matia Huqi, Eraldo Karaj, Tedi Malaj, Oresti Rifa, Xheto Joi Nuredini.
Të dyja skuadrat bënë shumë ndryshime në 11-she krahasuar me ndeshjen e parë, kjo për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve që të aktivizohen. Pas një fillimi të ngadaltë, në minutën e 16-të Italia arriti të kalojë në avantazh me sulmuesin Francesco Castaldo, i cili u tregua i saktë me kokë në qendër të zonës pas një krosimi të ardhur nga këndorja.
Pas këtij rasti, miqtë morën lojën nën kontoll duke shënuar edhe me Orlandin, Mosconin, Di Nunzion dhe dopietën e Olivieri.
U-16/ Shqipëri 0-6 Itali
Shënues: Castaldo 16’, Orlandi 31’, Olivieri 46’, 79’, Mosconi 67’, Di Nunzio 82’
Shqipëria U16: Leonard Kolgecaj, Ergestino Pepnikaj (Matias Gici 36’), Renato Halili, Rinaldo Nela, Enea Elmazi, Jetmir Laze (Leon Misja 54’), Matia Huqi, Eraldo Karaj (David Hoxha 70’), Tedi Malaj, Oresti Rifa (Ledio Nderjaku 60’), Xheto Joi Nuredini (Ledjon Fikaj 60’ – Fabiano Mavriqi 66’). Trajner: Ervin Bulku
Italia U16: Massimo Pessina, Mattia Cappelletti (Federico Colombo 54’), Jacopo Contarini (Cristian Cama 54’), Siaka Diallo Khallouki, Manuel Maffessoli, Giacomo Arduini (Nicolo Gariani 70’), Alessandro Olivieri (Ernesto Perin 82’), Elia Pliço (Mattia Liberali 70’), Mattia Mosconi, Andrea Orlandi (Mattia Mosconi 54’), Guido Della Rovere (Alessandro Di Nunzio 46’), Francesco Castaldo Trajner: Daniele Zoratto