Shqipëria U-19

Shqipëria U-19 fiton miqësoren e dytë ndaj Kosovës U-19

26 Maj 2018, 20:42| Përditesimi: 26 Maj 2018, 20:43

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1.

Kujtojmë para dy ditësh Shqipëria U-19 fitoi po me të njëjtin rezultat, miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 39-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Pasha ka qenë protagonist në këto dy miqësore, pasi ka shënuar në të dyja ndeshjet.

Në pjesën e dytë kanë barazuar Kosova U-19 me anë të Limanit minuta e 65-të. Ekipi ynë përfaqësues ka gjetur golin e fitores në minutën e 80-të me anë të Nezhës.

Shqipëri-Kosovë   2-1

39′ Pasha, 79′ (p)Nezha/ 55’Limani

Shqipëria: Alla, Dragoshi, Isufi, Kalaj, Rama, Doda, Pëllumbi, Oshafi, Celhaka, Gavazaj, Pasha. Trajner: Erjon Bogdani.

Kosova: Gashi, Maloku, Celina, Krasniqi, Ademi, Sakiraqa, Demolli, Kadriu, Zhdrella, Limani, Tolaj. Trajner: Ramiz Krasniqi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?