Kombëtarja U-19

Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë ndaj Maltës, vendos goli i Denis Prendit

20 Mars, 21:50| Përditesimi: 20 Mars, 21:54

  • Share

MALTË - Shqipëria U-19 fitoi miqësoren e parë ndaj Maltës U-19 me rezultatin minimal 1-0. Sfida u zhvillua mbrëmjen e sotme prej orës 19:30 në stadiumin “Centenary Stadium” dhe U vendos nga goli i Denis Prendit në minutën e 49-të të pjesës së dytë.

Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maltës U-19: Amarildo Dervishi (GK), Kleo Shpuza, Denis Prendi, Fabjan Perndreca, Eltion Misini, Kledi Marinaj, Jordi Jaku (C), Ergis Arifi, Ron Hasani, Brayan Gjyla, Olsi Myrta.

Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për kuqezinjtë. Denis Prendi zhbllokoi takimin në minutën e 49-të. Ron Hasani harkoi saktë drejt zonës dhe Prendi e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria U-19 triumfoi ndaj Maltës U-19. Më datë 22 mars Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19, në stadiumin “Centenary Stadium” në ora 19:30.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?