Kombëtarja U-19 kundër Irlandës

Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset e Europianit, Roko Vata në fushë për Irlandën

15 Nëntor 2023, 16:15| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 16:17

  • Share

Shqipëria mirëpret ndeshjet e para kualifikuese të Europianit të 19-vjeçarëve për vitin 2024. Në "Elbasan Arena", Irlanda U-19 fitoi 3-1 kundër Shqipërisë U-19 në një ndeshje që prodhoi raste dhe gola, ndërsa skuadrat bënë debutimin për këto kualifikuese. Për kundërshtarët e kuqezinjve në fushë për 89 minuta luajti edhe Roko Vata, djali i Rudi Vatës që është pjesë e moshave të Irlandës.

Në fushën e lojës ndeshja nuk nisi mirë për djemtë e Ervin Bulkut, me O'Mahony që kaloi në epërsi Irlandën pas vetëm pesë minutave lojë. Duhej Erald Krasniqi që në minutën e 23-të të vendoste ekuilibrat për 1-1, me fraksionin e parë që u mbyll me rezultat të njëjtë.

Në pjesën e dytë sërish O'Mahony riktheu epërsinë e Irlandës në minutën e 56-të, para se Umeh tre minuta më vonë të "vuloste" sfidën me golin e tretë. Roko Vata, shqiptari që bën pjesë te Irlanda luajti për 89 minuta, duke u përballur kundër skuadrës së origjinës.

Kështu, Kombëtarja kuqezi e nis këtë fushatë kualifikuese me humbje, duke qenë në vendin e fundit me zero pikë në grupin 13-të. Irlanda merr kryesimin me tri pikë, duke lënë pas Belgjikën dhe Slloveninë me një pikë.

Trajneri Ervin Bulku e nisi me këtë formacion: Klevi Toshi, Klevis Haxhari, Ermal Meta, Elton Fikaj, Ardit Nuredini, Arlind Kurti, Jordi Jaku, Oresti Kasmollari, Dean Vranici, Flavio Sulejmani dhe Erald Krasniqi.

Grupi 13-të kualifikues:

Datë 15.11.2023

Slloveni– Belgjikë 1-1

Irlandë – Shqipëri 3-1

Datë 18.11.2023

Irlandë – Slloveni “Arena Egnatia” ora 11:00

Belgjikë – Shqipëri “Elbasan Arena” ora 14:00

Datë 21.11.2023

Belgjikë – Irlandë “Arena Egnatia” ora 14:00

Shqipëri – Slloveni “Elbasan Arena” ora 14:00

Renditja:

  1. Irlandë 3 pikë
  2. Belgjikë 1 pikë
  3. Slloveni 1 pikë
  4. Shqipëri 0 pikë

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?