Kombëtarja U-21

Sport

Shqipëria U-21 fiton miqësoren e parë, mposht 1-2 Hungarinë në transfertë

6 Qershor, 15:44| Përditesimi: 6 Qershor, 15:45

  • Share

Shqipëria U-21 triumfoi me rezultatin 1-2 në miqësoren e parë të muajit qershor ndaj Hungarisë, e zhvilluar pasditen e djeshme (5 qershor) në transfertë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Kevin Dodaj dhe Enes Osmani.

Formacioni titullar i zgjedhur nga trajneri Bushi ishte: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë trajneri Bushi aktivizoi Kevin Dodajn, i cili e shpërbleu menjëherë besimin duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Hungaria barazoi në minutën e 74-t, por vetëm dy minuta më pas, Enes Osmani riktheu epërsinë për kuqezinjtë.

Gjatë pjesës së dytë, tekniku Bushi realizoi disa zëvendësime, duke provuar elementë të ndryshëm të skuadrës.

Takimi u mbyll me suksesin 1-2 për Shqipërinë U-21. Më 8 qershor, Shpresat do të luajnë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Turqisë në Stamboll.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?