Kryeministri Rama hodhi poshtë edhe një herë tezën e publikuar pak ditë më parë të vendosjes së palestinezëve në Shqipëri
Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?
Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.
Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.
Edi Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.
Ishte një postim i analistit izraelit Amit Segal, se administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për të sjellë në Shqipëri 100 mijë palestinezë, që shkaktoi bujë dhe polemika në Shqipëri në fund të muajit janar, sikurse edhe në arenën ndërkombëtare.
Analisti Ralf Gjoni i kërkoi kryeministrit që të jepte garanci se Shqipëria nuk do të jetë vend pritës i palestinezëve. Madje hodhi dyshime për një mundësi të tillë.
“Nuk ka refuzim kategorik të idesë. Kjo mban erë injektimi. Dikush e ka injektuar këtë lajm që të dalë fitili diku tjetër. Ekziston mundësia. Rama si kryeministër duhet të japë garanci që një skenar i tillë duhet të jetë jashtë. Ne kemi mjaft emigrantë dhe nuk kemi nevojë jo për 10 mijë por as 100 palestinezë. Shqipëria nuk ka punë të ngatërrohet me këtë skenar”, u shpreh ai më 28 janar në studion e ‘Repolitix” në Report TV.
Lajmi u përgënjeshtrua nga kryeministri Rama përmes një postimi në ‘X’ ato ditë, ku shkruante se ‘nuk është e vërtetë dhe se Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të marrë përsipër një përgjegjësi dhe të tillë dhe se Shqipërisë nuk i ka kërkuar askush një sipërmarrje të këtij lloji’.
Po kështu ai e përgënjeshtroi edhe sot këtë lajm dhe ide.
Aktualisht Shqipëria prej vitesh është mikëpritëse e 3000 muxhahedinëve, 400 afganë. Ndërsa sot në Shëngjin mbërritën dhe 49 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi
Të martën, Presidenti Trump u shfaq së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Dhomën Lindore në Shtëpinë e Bardhë dhe deklaroi se dy milionë palestinezët në Gaza duhet të dëbohen me forcë nga Rripi.
Lajmi kryesor:
'Ia kalove Enverit?', Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
S.G/SI.E./ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)