Kryeministri Rama hodhi poshtë edhe një herë tezën e publikuar pak ditë më parë tezën e ardhjes së palestinezëve në Shqipëri
Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?
Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.
Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.
Edi Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.
Lajmi kryesor:
“Ia kalove Enverit?' Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
S.G/I.M/ReportTv.al