Politikë

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Soreca: Ditë historike për Shqipërinë! Do bashkëpunojmë më ngushtë në çështjet globale

11 Qershor 2021, 19:08| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 19:09

  • Share

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen e saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Soreca shkruan se kjo është një ditë historik për popullin shqiptar dhe vendin dhe se pret që të bashkëpunojë më ngushtë me Shqipërinë për çështjet globale.

"Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale", shkruan Soreca.


Lajmi kryesor:

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama: Lajm i bukur! Meta: Do përmbushim me përgjegjësi këtë mision! Kim-Soreca: Ditë historike


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?