Ukrainë 3-1 Shqipëri

Shqipëria 'zgjohet' nga ëndrra, Ukraina na shënon 3 gola në Botëror

9 Qershor 2023, 10:10| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 10:12

  • Share

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit humbi 3-1 me Ukrainën, në fazën me eliminim direkt në Botërorin që po zhvillohet në Essen në Gjermani. Kuqezinjtë e Irtan Sejkos nuk ia kanë dalë në këtë fazë, teksa më herët shkruan historinë duke dalë nga grupet.

Dueli i zhvilluar këtë të enjte foli për ukrainasit, teksa Andry në minutën e shtatë zhbllokoi ndeshjen. Më pas Denys në të 12 minutë shënoi për 2-0, para se Kaca në të 32 minutë të shënonte për tanët. Në të 40 minutë sërish Denys shënoi për 3-1, duke bërë që kuqezinjtë të eliminohen edhe pse me një lojë të mirë.

Në këtë event, Shqipëria e nisi keq aventurën duke humbur 1-0 me Portugalinë pas golit të Nogueira, teksa barazoi 1-1 me Moldavinë dhe doli 0-0 me Kolumbinë në grupin F.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?