Politikë

Shqipëri-Francë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë

17 Maj, 10:40| Përditesimi: 17 Maj, 12:05

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Pas takimit mes tyre, u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.

Këto marrëveshje realizohen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve,


Lajmi kryesor:

Macron në Tiranë: Vendi juaj në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet! Rizgjedhja juaj e rëndësishme! Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?