Sport
Top 24

Shqipëri-Izrael, 'Tifozët Kuq e Zi' rikthehen në stadium, efektivë të RENEA dhe snajper mbi pallate (VIDEO+FOTO)

7 Shtator 2018, 18:43| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 22:12

  • Share

Kur duhen dy orë nga nisja e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve Shqipëri-Izrael, në stadiumin ''Elbasan Arena'' kanë mbërritur tifozët e parë. Ndërsa për sigurinë e ndeshjes janë angazhuar mbi 600 efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë RENEA, FNSH dhe ata të rendit. Për garantimin dhe mbarëvajtjen e kësaj sfide janë vendosur snajper në tarracat e pallateve, ndonëse nga policia nuk bëhet e ditur që të ketë të dhëna për kërcënime. 

Sot duket një atmosferë ndryshe në ''Elbasan Arena''. Ndonëse numri i tifozëve nuk do jetë i madh, me rëndësi është që në këtë ndeshje do rikthehen ultrasit e famshëm të kombëtares.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?