Pamje nga një prej mbledhjeve të përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë

Politikë

Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare

16 Dhjetor 2024, 10:46| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 11:06

  • Share

Kosovë- Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për organizimin e seancës së përbashkët plenare me Shqipërinë, që do mbahet në Prishtinë më 20 Dhjetor.

Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.

Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

Dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?