Nga data 20 deri më 26 prill i vitit 2026 në Tiranë do organizohet Kampionati Evropian i Mundjes për të Rritur. Federata Botërore e Mundjes ia ka besuar vendit tonë këtë event të rëndësishëm, si një njohje e rritjes së kësaj disipline sportive në vendin tonë.
Federata Shqiptare e Mundjes ka njoftuar se ky është një hap hisorik për sportin e mundjes në vendin tonë.
"Një tjetër arritje e madhe për Federatën Shqiptare të Mundjes. Jemi krenarë t’ju njoftojmë se Federata Botërore na ka besuar organizimin e një prej eventeve më prestigjioze në sportin e mundjes, Kampionatin Europian për të Rritur. Ky është një hap historik për sportin tonë, një mundësi për të treguar vlerat, pasionin dhe përkushtimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare", shkruan FSHM.
Nga ana tjetër, në letrën që kreu i Federatës Botërore të Peshëngritjes i dërgon kreut të Mundjes shqiptare, Sahit Prizreni, tregohet besimi për një event të tillë.
"Kam kënaqësinë t'iu njoftoj se jeni zgjedhur zyrtarisht për të organizuar Kampionatin Evropian të Mundjes për të Rritur, i cili do zhvillohet nga 20 - 26 prill 2026 në Tiranë. Në emër të Federatës Botërore të Mundjes ju falenderoj që pranuat këtë sfidë domethënëse", thuhet në letrën e firmosur nga Nenad Lalovic.
Ky event vjen në vendin tonë pasi mundësit që përfaqësojnë Shqipërinë, Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov apo Chermen Valiev kanë shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.
Shkresa e zyrtarizimit të turneut në Shqipëri
Komente
