Prej vitit 1912, kur Shqipëria ishte ende një shtet –foshnjë e deri në ditët e sotme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë një forcë mbështetëse.
“Ka qenë pikërisht kontributi i madh i SHBA-ve, që Shqipëria u rimëkëmb dhe qëndroi”, thotë historiani Paskal Milo.
Studiues e diplomatë, vlerësuan në një konferencë shkencore të mbajtur nga një universitet jopublik në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave suportin ekonomik e diplomatik të dhënë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Teksa bën një analizë të dinamikës shekullore dypalëshe, historiani Paskal Milo, ndalet edhe tek elementët politikë që mund të mos favorizojnë këtë partneritet.
“Ka tendenca për të keq shfrytëzuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qëllime të brendshme në Shqipëri dhe ky është një fakt. Individë të veçantë politikë, gjithmonë, qofshin në pozitat e presidentit, kryeministrit, ministrave apo deputetëve janë përpjekur që, duke qenë në qeverisje, apo edhe në opozitë, të keq shfrytëzojnë imazhin Shteteve të Bashkuara, dëshirën e tyre për të zhvilluar marrëdhënie sa më të plota me Shqipërinë, por që SHBA vazhdimisht kanë qenë dhe janë vigjilente për të identifikuar synime të tilla të politikanëve të veçantë apo të ndonjë force politike të veçantë”, shton studiuesi.
E shikon të vendosur e vigjilente Amerikën, për të mos lejuar cenimin e partneritetit dypalësh.
“Siç e ka thënë dhe presidenti Biden, çështjet e sigurisë në Shqipëri, janë të lidhura me çështjet e sigurisë së SHBA-ve, sepse për sa kohë jemi partner strategjik do të thotë që ndajmë sfida të përbashkëta. Dhe partneriteti strategjik me SHBA-të, nuk është për individë të caktuar, nuk është për një kohë të caktuar, por është një investim afatgjatë dhe SHBA-të janë shumë të kujdesshëm, që atje ku investojnë të garantojnë investimin”, shton historiani.
Thotë se angazhimi i SHBA-ve në vend do të bëhet edhe më i madh, dhe e shikon me optimizëm e si një faktor garancie idenë e ndërtimit të një baze ushtarake të NATO-s në Durrës, veçmas për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, që përbën një kërcënim për paqen në Evropë.
“Prezenca e shtuar e NATO-s në Shqipëri është një garanci, jo vetëm për sigurinë e Shqipërisë e të rajonit, por edhe më gjerë, për sigurinë Evropiane”, shprehet ai.
Pranua e shtuar e Nato eshte garanci per sigurine e rajonit ,sipas interesave te SHaBAnit dhjete BEtes.Sa per Shqipen,i rrofshin miqte strategjike
Përgjigju