Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Dialogu i partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri, ministrja Xhaçka: Thellon marrëdhëniet tona dy palëshe! Escobar: Shqipëria faktor i stabilitetit global

25 Tetor 2022, 13:49| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 23:17

  • Share

Në Departamentin e Shtetit u zhvilluar dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare, në kuadër të 100-vjetorit, të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA dhe Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e cila ndodhet në Washington DC, ku po merr pjesë në dialogun strategjik midis qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë Shqiptare, e cilësoi këtë ditë si një ditë shumë intensive.

Nga ana tjetër Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Escobar u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë dhe tashmë që është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global.

Dialogu do të zhvillohet po zhvillohet në Washington DC dhe synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu.

Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, tregtisë etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga  ndihmësekretarja e shtetit Donfried,  zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zvsekretari i Mbrojtjes etj.

Ora 18:56
Dialogu ShBA - Shqipëri, Escobar: Shqipëria partner i besueshëm! Ka rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon

1666716165_ESCOBAR.jpg

Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në këto momente dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare. Në takimin mes dy qeverive marrin pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare. Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, foli mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Escobar tha se ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne.  Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë dhe tashmë është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global.

‘Do të thoja gjithçka që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe. Ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Ne do të kemi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare për të gjetur rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë. Tani që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global. Pra është e rëndësishme që të vazhdojmë të bashkërendojmë qëndrimet tona.’- u shpreh Escobar.

Ora 18:41
Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, ministrja e Jashtme: Rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dy palëshe

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila ndodhet në Washington DC, ku po merr pjesë në dialogun strategjik midis qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë Shqiptare, e cilësoi këtë ditë si një ditë shumë intensive. Ministrja ka zbuluar edhe çështjet për të cilat po diskutohet.

‘Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA- Shqipëri që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.

Një sërë diskutimesh mbi: Mbështetje për Ukrainën; Mbrojtja e demokracisë; Thellim i partneritetit tonë për çështjet e sigurisë; Bashkëpunim për sigurinë kibernetike; Forcimi i lidhjeve  transatlantike; Përparim në rrugën e Integrimit Evropian për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor; Ndryshimet klimatike; Së bashku më të fortë!’- shkruan Xhaçka.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?