'Shqipnews.info' Portali gjobëvënës i shefit të sektorit të AMP! Fotot kush e menaxhonte dhe emrat e drejtuesve të lartë të policisë që u denigruan

30 Maj, 10:41| Përditesimi: 30 Maj, 19:09

  • Share

1717058236_hasanagaomeriselimi.jpg


(Ne foto: Ervis Hasanaga, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi)

Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t'i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.


Lajmi kryesor:

Shefi i sektorit të AMP me portal gjobëvënës, e ndihmonte i vëllai drejtor në SHISH! Denigronin drejtuesit e policisë! Shpallet në kërkim, arrestohet kolegia dhe gazetari (EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?