TIRANË - Në këtë episod të emisionit "112" transmetojmë pamjet ekskluzive nga aksioni i njësisë Shqiponja në kryeqytet ndërsa ndalojnë një mjet luksoz pranë Liqenit Artificial. Nga kontrolli që i bëhet i makinës gjenden armë e drogë e sende të tjera të ndaluara ndërsa shoferi arrestohet.
Fillimisht dy mjetet u pikasën gjatë patrullimit të efektivëve të njësisë Shqiponja të cilët gjatë kontrollit të parë gjetën doza të dyshuara kokainë dhe kanabis duke bërë prangosjen e drejtuesit të mjetit. Makina tip Benz dhe shoferi u dërguan në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku një kontroll më i detajuar iu bë mjetit nga ku u gjetën në një çantë poshtë sediljes së pasme armë dhe para. Emisioni "112" i realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmeton pamjet ekskluzive të momenteve të ndalimit dhe gjetjen e armës, drogës e sendeve të tjera të ndaluara në makinë.
Në një tjetër ndodhi nga përditshmëria e punës së Policisë, përgjatë emisionit publikojmë pamjet nga arrestimi nga agjentët civil të dy të rinjve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.
Shpërthimi i një bombole gazi është një ngjarje që do ta trajtojmë në këtë emision duke transmetuar pamjet ekskluzive nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë teksa reagojnë së bashku me zjarrfikësit në vendngjarje.
Në orët e pasdites një fëmijë 7-vjeçar telefonon në 112 duke qarë sepse vëllai ishte larguar nga banesa ndërsa vogëlushi thotë se i ka humbur. Pasi e pikas telefonin ia merr gjyshja e tij qe sqaron ngjarjen për operatoret e policisë ndërsa në emisionin "112" transmetojmë telefonatën e plotë të bërë nga fëmija.
Në orët e mbrëmjes jemi në Unazën e Madhe ndërsa transmetojmë momentet filmike të një shkelje rrugore që rrezikon jetë! Sjelljet agresive të shoferëve, afrimi shumë afër mjetit përpara që është duke bërë manovër parakalimi. Me ndryshimet në kodin rrugor nuk tolerohet më një sjelle e tillë. Emisioni "112" transmeton pamjet e dy rasteve të rrezikshme të ndodhura në Unazën e Madhe. Dy shoferë afrohen me shpejtësi të lartë mbrapa mjetit para tyre që është duke bërë parakalim brenda normave të lejuara të shpejtësisë, ndërsa bëjnë presion me drita dhe ndjekje nga afër për hapjen e rrugës kur një gjë e tillë ishte e pamundur.
Shqiponjat arrestojnë shoferin, i gjetën armë e drogë në makinën luksoze, pamjet ekskluzive nga aksioni në Tiranë
- Shpejtësi e parakalime të çmendura në Unazën e Madhe, pamjet nga dy raste ekstreme
- Agjentët civilë kapin dy të rinjtë në Tiranë, të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike
- 7-vjeçari telefonon në 112 duke qarë: "Më ka humbur vëllai, do ta gjeni ju apo ta gjej vetë!"
- Bombola e gazit shpërthen në apartamentin tek Fresku, video e momenteve të ndërhyrjes
I gjith populli shqiptare jan me kultur dhe edukat te gjitha ngjarjet qe ndodhin jan njerez te policis dhe politikanet tan derra..
PërgjigjuAvash avash krimat,,Ordinere te gjithe ne cark,,Si legena.. Nuk Kane By....te punojne e te dretojne e ta shijone Jeten e tyre ,me ndergjegje ,,Por vjedhin...
PërgjigjuVish dorezat o police.
Përgjigju