Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku disa persona kanë sulmuar me sende të forta makinë e policisë të skuadrës "Shqiponjat".
Policia i kishte bërë shenjë për të ndaluar dhe kontrolluar, por mjeti nuk i është bindur urdhrit duke ikur. Kjo ka bërë që 'Shqiponjat" ta ndjekin nga pas, por që kanë hasur sërish me rezistencën e personave në makinë duke i goditur ato me mjetë të forta dhe thyer xhamin e përparmë të makinës së policisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' në Elbasan, ku agresorët kanë hedhur në drejtim të policisë mjete të forta duke thyer xhamin e makinës. Nga ky akt i rëndë kanë mbetur të lënduar lehtë pjesëtarët e skuadrës speciale 'Shqiponjat'.
Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.
Ne ambiente te mbylluara si bare,restorante,pishina,palestra te mos lejohen kliente as me maske. Pro blem jane shkollat,konviktet, qe per mendimin tim shkollat duhen shtyre deri ne vaksinim te popullates.ska vlere medimi online,
PërgjigjuMe lista te hapura pa kaolucionl
Përgjigju