Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026 vendosi Shqipërinë e futbollit veç të tjerash edhe përballë Serbisë. Dueli ballkanas nuk është thjesht një sfidë futbolli, pasi raportet mes shqiptarëve dhe serbëve e kalojnë fushën e lojës.
Në lidhje me Grupin K kualifikues të Botëorit 2026 ka reaguar edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares ka postuar rivalët, ndërsa ka shkruar edhe shprehjen 'tipike' të tifozëve: "A jemi live?".
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë.
Postimi i Uzunit
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
S.Dh/ReportTv.al