Burgu i Kassandras në Greqi

Kronikë
Top 24

Shqiptarët arratisen sërish nga burgu i Kalkidhikisë, një prej tyre i dënuar për vrasje

17 Gusht 2019, 19:41| Përditesimi: 17 Gusht 2019, 20:14

  • Share

GREQI- Ka kaluar vetëm një muaj nga arratisja e dy shqiptarëve në burgun bujqësore të Kalkidhikisë dhe pikërisht përsëritet i njëjti skenar. Dy shqiptarë të tjerë janë arratisur. Në fakt një prej tyre ka shfrytëzuar lejen e tij e cila i kishte përfunduar por ai nuk ishte paraqitur më në burgun bujqësore të Kassandras i cili është një burg i sigurisë së ulët. Ai kishte marrë leje për datën 15 gusht, festën e Shën Mërisë dhe nuk u kthye të përfundojë dënimin e tij, 

Shqiptari tjetër, një 35- vjeçar i dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale është arratisur të premten. Ai nuk u gjet në ''banesën'' e tij, e cila ndodhet afër burgut, pasi kishte statusin e gjysëm të burgosurit dhe punonte në plantacionet e burgut.

Policia greke është vendosur në kërkim të dy shqiptarëve brenda territorit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?