FIFA vendosi t’i ndëshkonte dy futbollistët shqiptarë me gjobën prej 10 mijë frangash zvicerane për secilin, për mënyrën sesi ata festuan golat në ndeshjen kundër Serbisë. Gjithashtu dhe kapiteni i skuadrës së Zvicrës, Stefan Lishtajner u gjobit, por ndryshe nga Xhaka dhe Shaqiri, ai mori gjobën prej 5 mijë frangash, në total një shumë prej 25 mijë frangash zvicerane.
Menjëherë pas publikimit të masës u mor një nismë për të mbledhur para për të ndihmuar futbollistët shqiptarë dhe kapitenin e Zvicrës.
Vetëm në 60 minutat e para të hapjes së llogarisë, janë grumbulluar më shumë se 1000 franga, ndërsa dhuruesit janë thuajse të gjithë shqiptarë. Ditën e sotme kjo shumë është rritur shumë dhe ka shkuar deri në 11,840 franga.
(Llogaria e hapur për të mbledhur para për Xhakën dhe Shaqirin)