GJAKOVE- Shumë qytetarë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës udhëtojnë çdo ditë drejt spitalit të Gjakovës ku marrin shërbime shëndetësore pa asnjë pagesë. Përllogariten 50 vizita e trajtime në ditë, mes tyre janë 9 janë pacientë që bëjnë dializën falas në spitalin e Gjakovës. Ndryshe ndodh me qytetarët e Kosovës që detyrohen të paguajnë për të bërë dializën në Tiranë. Shqetësimin e ka ngritur drejtori i spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, në intervistë për ‘Report TV’.
“Pacientët e hemodializës janë të përditëshëm. I marrin shërbimet pa pagesë! Çdo shërbim që jepet në spitalin tonë vëllezërit nga Shqipëria në spitalin tonë janë të barabartë pa asnjë kompensim shtesë. Aktualisht janë 9 pacientë që e marrin shërbimin e hemodializës. Unë kisha kërkuar që edhe qytetarët tonë që e marrin dilaizën në Shqipëri ta kenë të njëtin trajtim pa pagesë për shkak se ka shumë pacientë që vijnë për pushime në Shqipëri janë të obliguar të paguajnë dializat në Shqipëri. Të jetë një trajtimi i bararbartë në mes pacientëve të dializës të dy vendeve”, tha Shala.
Bazuar në marrëveshjet ndërqeveritare, qytetarët e Kosovës duhet ta marrin falas sherbimin shendetesor gjate qendrimit në Shqipëri. Drejtori i spitalit thote se ka bere disa kerkesa por s’ka marre pergjigje nga dy ministrite e shendetësisë.
“Përveçse ne kemi lidhje vllazërore në mes dy vendeve, neve na obligon edhe marrëveshja në mes dy shteteve. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës që ka me Ministrinë e Shëndetësisë së Shpipërisë që të gjithë pacientët t’i trajtojmë të barabartë si të Kosovës dhe Shqipërisë. Të gjitha shërbimet pothuajse këta pacientë nga zona e Veriut të Shqipërisë i marrin në spitalin tonë. Me lindjet, operacionet e ndryshme, pacientët e hemodializës që i kemi të përditëshëm”, shton ai.
Shërbimi i dializës në vendin tonë, prej 10 vitesh kryhet nga kompania private ‘DiaVita’ përmes një kontrate koncensionare me Ministrinë e Shëndetësisë. Dializa është e dmomosdoshme per personat qe kane humbur funksionin e veshkave. Ky sherbim jetik nuk u ofrohet qytetareve te verilindjes. Përpos Tiranës ne kemi qendra dialize në Korcë, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan por jashtë hartës ka mbetur qarku i Kukësit me 80 mijë banorë.
Komente

Ne qofte se paguajne ne Tirane perse vine ? Le ta bejne ne Gjakove me qe nuk paguajn .zoteri kush I detyron per te ardhur ne Tirane ?
PërgjigjuQetsohuni zonje, mjafton te lexoni artikullin dhe e kuptoni perse. Nuk e kuptoj nese komente si keto jan produkt i budallikut apo jan te paguara nga ata qe kan interes te na percajn si komb.