Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë

30 Gusht 2022, 20:46| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 20:52

  • Share

Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës që rriten muaji pas muaji për shkak të krizës së çmimeve. Për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera, familjet po prekin paratë e ruajtura.

Tërheqjen e kursimeve e fakton Banka e Shqipërisë kur thotë se depozitat në muajin korrik janë ulur me 568 milionë lekë, në krahasim me muajin qershor. Totali i depozitave në fund të muajit të korrikut arriti në rreth 1 trilionë e 239 miliardë.

Efekti negativ që po shkaktojnë çmimet e larta në buxhetet familjare, sipas Bankës së Shqipërisë po shfaqur shenja ngadalësimi tek konsumi që është edhe leva kryesore për rritjen ekonomike të vendit.

Ndërkohë qeveria aktualisht po punon për paketën e dytë të rezistencës sociale, 2 muaj pas përfundimit të ndihmës së parë. Pritet që në shtator pensionistët dhe familjet në nevojë të marrin ndihmën financiare prej 3 mijë lekësh për të përballuar kostot e shtuara prej çmimeve të larta.

Për paketën e dytë në buxhetin e shtetit të rishikuar në korrik janë caktuar 6.1 miliardë lekë, si mbështetje për kategoritë e lartpërmendura, për ndërtuesit, për bujqësinë si dhe për biznesin e vogël që të mos i rritet më tej çmimi i energjisë elektrike.

           Totali i depozitave
Qershor 2022                 1,239,742 mln lekë
Korrik 2022                   1,239,174 mln lekë
Diferenca                                -568 mln lekë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?