Shqiptarët braktisin fëmijët e mitur në vendet e BE, Hajnaj: Forcuam kontrollin në kufi

5 Qershor 2018, 14:33| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 18:05

  • Share

Numri i shqiptarëve që shoqërojnë fëmijët e mitur jashtë vendit dhe i braktisin ata në territorin e Bashkimit Evropian është bërë shqetësues për autoritetet e huaja. Aida Hajnaj, Drejtore e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë e Shtetit, thotë se shqetësimi u ngrit nga BE gjatë gushtit të shkuar.

Nga vendet e BE-së dhe Shengeni ne patëm një shqetësim për fenomenin e braktisjes së fëmijëve minorenë që dilnin jashtë territorit të Republikës, fëmijët liheshin atje dhe të rriturit ktheheshin. Fëmijët liheshin në këto vende dhe familjarët apo kujdestarët ktheheshin pa fëmijët.

Aida Hajnaj, Drejtore e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë

Policia ka marrë masa për të forcuar kontrollin kufitar.

Kemi vendosur një sistem alert në pikat e kalimit kufitar vetëm për minorenët. Në rast se fëmija nuk kthehet brenda fatit që është deklaruar në aktin noterial, dhe prindi apo kujdestari kthehen pa to, sistemi jep alertin dhe prindi ose kujdestari duhet të japë informacionin se ku ndodhet ky fëmijë, ku është lënë ai.

Aida Hajnaj, Drejtore e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë

 

Sipas numrit dy të Policisë së Shtetit të dhënat janë përmirësuar.

Gjatë vitit 2017 numri i fëmijëve që u është ndaluar të dalin nga Shqipëria se nuk kanë plotësuar kushtet ka qenë 1607, ndërsa për periudhën që jemi janar qershor është 566. Në 2015 kemi pasur 1065 shtetas minorenë që kanë kërkuar azil, në 2016 janë 755, ndërsa në 2017 janë 530.

Aida Hajnaj, Drejtore e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë

 

Nga janari 2017 e deri tani janë dërguar në prokurori 65 prindër që kanë braktisur fëmijët jashtë vendit.

Për vitin 2017 janë 54 raste prindërish që janë referuar në prokurori për braktisje të fëmijëve, ndërsa në vitin 2018 deri tani janë 11 të tilla.

Aida Hajnaj, Drejtore e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë

 

Sipas të dhënave, shqiptarët i shoqërojnë fëmijët e mitur në një vend të BE-së, dhe më pas i braktisin atje, me shpresë se shërbimet sociale të vendeve evropiane do t’i marrin në mbrojtje e do ju ofrojnë një të ardhme të mirë në vendin përkatës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?