PD akuza qeverisë: Qytetarët do paguajnë gjobën prej 44 mln €! Balla: Rruga Tiranë-Elbasan ka kontrata të realizuara nga Berisha

6 Shtator 2020, 13:56| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 15:48

  • Share

Partia Demokratike përmes deklarës së ish-deputetit Gent Strazimiri thotë se qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 44 milionë euro, gjobën që Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke "Aktor".

Sipas PD-së kompania greke "Aktor", kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan, por Edi Rama që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës "Inerte Ekspress” te Edmond Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë.

Deklarata e plotë e PD-së:

44 milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon, mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës. Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke "Aktor", e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Kompania greke ishte kontraktuar nga  qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës "Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë. Për këtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditur qeverinë shqiptare.  Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhi shpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë ta dëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro. Pra, qeveria shqiptare, për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin e shtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama në 2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese:

* nga 312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450 milion euro.

Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë të shtruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme

* ose i dhanë me koncesion

* ose i përdorën për ti vjedhur.

Në një kohë kur mijëra qytetarë jetojnë ende në çadra dhe 99 përqind e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja, Edi Rama u shton një haraç të ri në kurriz.

44 milion eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan. 

44 milion eurot e kompanisë greke do ti paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen. Kjo faturë që rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë, vjen vetëm pak muaj pas një tjetër ndëshkimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.Për shkak të banditizmit të Edi Ramës dhe interesit të Rilindjes, kjo gjykatë e ndëshkoi Shqipërinë dhe shqiptarët me faturën 110 milion eurove për një dëm shkaktuar pa shkak ligjor, biznesmenit italian Francescho Bechetti, media kritike dhe bizneset e të cilit u mbyllen arbitrarisht nga qeveria e rilindjes sapo erdhi në pushtet.  Janë plot 153 milion euro për dy muaj që Shqipëria duhet tu paguajë vetëm dy kompanive si pasojë e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.153 milion euro të cilat do ti paguajnë shqiptarët, jo Edi Rama dhe miqtë e tij që sot ndajnë fitimet ndërsa shqiptarët vuajnë urinë.  Për shqiptarët ka vetëm një rrugë që të shpëtojnë nga mali i borxheve që po rrit çdo ditë keqqeverisja e Edi Ramës dhe banda e tij e Rilindjes. Rruga është largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për një qeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhe pa fund. Çdo orë më shumë që qëndron në pushtet, çdo herë më shumë që hyn në zyrën e Kryeministrit, Edi Rama plaçkit, tashmë, edhe mjerimin e shqiptarëve. Të nderuar qytetarë! Na kushton të gjithëve më lirë ta shporrim sa më parë e t'i heqim nga duart e felliqura, një pushtet që s'e ka marrë me votë!

Ora 15:04
Akuzat e PD-së, Balla: Rruga Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Berisha

Pas deklaratës së PD-së për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i cili tha se rruga Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga ish-kryeministri  Sali Berisha. Ai thekson se me PD-në duhet ndjekur rruga e gjykatës dhe se pret me kënaqësi që të përballet me ta.

"Portali i djalit të Saliut dhe partia e Lulit të Saliut duhet të kuptojë që arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Saliu, ish-Ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë. Kështu ishin të gjitha rrugët e lëna e rrugëve. Sa për mua personalisht unë e di rrugën që duhet ndjekur me sojin e tyre. Quhet Rruga e Gjykatës dhe në stacionin e radhës pres me kënaqësi të përballem edhe me portalin e djalit të Saliut edhe me partinë e Lulit të Saliut. Të jetë drejtësia atje ku do dalë në shesh përsheshi i radhës", shkruan Balla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KOK ZBATHI: 07/09/2020 11:25

    Ky kok zbath bajga strazimiri një njeri pis e pam te liqeni me pistolet qeni protestonte për lodrat e fmijve sdonte lodra se kshu donte partia wc qenef pd. O zot çfar fytyrash të basarduara që ka kjo parti anti Shqiptare.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/09/2020 19:29

    Na flliqi ky kokeloqke

    Përgjigju
  • Genci = Hajdar: 06/09/2020 16:01

    Doli ky Strazimiri, I ka shkuar gjate pa e rrahur ktij.

    Përgjigju
    • O tej: 06/09/2020 19:30

      Ti thua - eshte hajdar- domethene car

  • Tosi: 06/09/2020 15:59

    Doli Strazua me patllake, kujton mos fiton pike dhe e fusin ne liste Hajnrih Himlerin e pd_se. Jo mor hunderr nuk do jesh me deputet o shpifes i ndyre

    Përgjigju
  • Peoples: 06/09/2020 14:49

    Vajza e Azemit do pej ate qe beri i ati.DOGJI SHQIPERINE

    Përgjigju
    • Emigranti: 06/09/2020 18:31

      O kok zbathur.Cfare mound te prese populli nga nje i korruptuar si puna jote.Ik bej roje ne ndonje are me bostan.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?