Ambasadori i Kinës dhe zv.ministrja Fino

Shqiptarët do të udhëtojnë drejt Kinës pa viza, Rama: Marrëveshja futet në fuqi pas 30 ditësh

17 Janar 2023, 11:53| Përditesimi: 17 Janar 2023, 14:08

  • Share

TIRANË- Duke nisur nga ky vit, qytetarët shqiptarë do mund të udhëtojnë drejt Kinës pa patur nevojë që të marrin vizë. Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili thekson se marrëveshja mes dy vendeve do të futet në fuqi pas 30 ditësh. Rama ka ndarë foton e ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe zv.ministres së Jashtme, Megi Fino, të cilët kanë nënshkruar edhe marrëveshjen.

“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.

Përmes kësaj marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve, qytetarët shqiptarë do mund të qëndrojnë në Kinë nga 90 ditë deri në 180 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë siç ka funksionuar deri më tani.

Në ndryshim nga shqiptarët, qytetarët kinezë kanë pasur mundësinë që për qëllime turistike të futen në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa vizë për 90 ditë në 180 ditë që prej dhjetorit të vitit 2019, me një Vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Tashmë me këtë marrëveshje do të krijohen lehtësira edhe për qytetarët shqiptarë që do të futen pa viza për qëndrim afatshkurtër në Kinë.

Kina bëhet vendi i 116 që shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në të gjithë botën. Indeksi i pasaportave Henley e renditi Shqipërinë në vendin e 93-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohej në 115 vende, pa i shtuar edhe Kinën.

Ambasadori i Kinës Zhou Ding dhe zv.ministrja Megi Fino

Ora 13:53
Kina bëhet vendi i 116 që mund të lëvizim pa viza, ja sa 'e fortë' është pasaporta shqiptare!

Pas 30 ditësh shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në Kinës. Por në sa vende mund të lëvizin lirshëm qytetarët shqiptarë? Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake.

Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 93-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohet në 116 vende, duke i shtuar edhe Kinën.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albo: 17/01/2023 16:36

    E Shiten Shqiperine perfundimisht. Mos kujtoni se te jep gje falas kush. Kina as pasaportat e fuqishme Europiane nuk lejon pa viza edhe po na lejon neve brekgrisurit qe akoma endemi gomoneve e kampeve te Europes e Anglise. Prisni kur te dale ndonje koncesion apo kushedi se cfare ju kane dhurar/firmosur Kinezeve per 100 vitet e ardhshme.

    Përgjigju
  • Tani: 17/01/2023 13:23

    Bravo. Tani hiqini edhe me Korene e Veriut qe te shkoni tek vellezerit komuniste.

    Përgjigju
  • titi: 17/01/2023 13:18

    bravo ju qoft

    Përgjigju
  • Milos: 17/01/2023 13:03

    Vetem ne Turqi te vellezerit tane udhetojme pa viza, tani edhe ne Kine te vellezerit tane kineze

    Përgjigju
  • shoku: 17/01/2023 12:50

    E ka kollaj tani Kina te fusi viruset e reja ne Evrope

    Përgjigju
  • Eri: 17/01/2023 12:49

    Europa do na vendosi vizat tani

    Përgjigju
  • Arbenori: 17/01/2023 12:12

    Mos beni krime ne Kine se andej nuk shpetoni si ne britani o flliqsira..

    Përgjigju
  • Arbënori: 17/01/2023 12:11

    Tash mbas ni muaj shtepie bari nisen te hapen ne beijing.. hajde albanistan hajde

    Përgjigju
    • kina: 17/01/2023 15:29

      kina e ka shpik mallin ;)

    • Arbanon: 17/01/2023 12:32

      Nuk pinë mallë kinezët.

    • Zeni: 17/01/2023 12:26

      O shkavel pa edukat e kultur ky lajm i mir na ndihmon te thellojm bashkepunimin mes dy shteteve. Respekt Edvin Kristaq Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?