Kosovarët në bregdet, shqiptarët fundjavë në Prizren! Kontrolle autobusëve për mosrespektim të masave anti-COVID (VIDEO)

17 Gusht 2020, 12:08| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 12:24

  • Share

Kontrolle të shumta të policisë janë bërë në autostradën e Kosovës, pranë Prizrenit, duke ndalur autobusë me turistë nga Shqipëria, shumica e të cilëve nuk respektonin masat anti-COVID-19. Prizreni, me mbi 600 të infektuar me koronavirus nga nisja e pandemisë, është kthyer në atraksionin e preferuar të shqiptarëve në fundjavë, por rreziku i infektimit është mëse prezent për shkak të mosndërgjegjësimit për të zbatuar masat mbrojtëse.

Teksa qytetarët e Kosovës fundjavën zgjedhin ta kalojnë në bregdetin shqiptar, “vizita” u kthehet në qytetin e tyre më turistik, Prizrenin. Veçse rreziku i infektimit nga COVID-19 në Prizrenin që qytetarët e Shqipërisë frekuentojnë në fundjavë, është i madh. Zona kufitare me Shqipërinë vetëm në dy javët e fundit ka pasur rreth 140 raste pozitivë me koronavirus, ndërsa në total që nga momenti i shfaqjes së rasteve të para, në komunën e Prizrenit janë mbi 600 të infektuar.

E kur mendojnë për ditë pushimi, qytetarët e harrojnë COVID-in.

Duke marrë shkas nga mosrespektimi i masave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, inspektorët e Komunës së Prizrenit, të asistuar nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e së dielës  ndërmorën  në autostradën e Kosovës një aksion kontrolli të autobusëve që hynë nga Shqipëria.

Disa kompani janë ndëshkuar me gjoba për shkak të numrit të lartë të pasagjerëve, pa respektuar masat për mbrojtje nga virusi COVID-19.

1597659370_autobuset.jpg

Autobusët në kufi

1597658059_prizren.jpg

Prizreni

Prizreni

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irena: 17/08/2020 18:36

    Cfare shkruani more? Kosovaret, shqiptaret? Cfare jane keto percaktime?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?