Sociale

Shqiptarët dynden drejt Maqedonisë për fundjavë, pritjet e automjeteve deri në 40 minuta në Qafë Thanë

13 Prill 2024, 18:38| Përditesimi: 13 Prill 2024, 18:47

  • Share

KORÇË - Si zakonisht, edhe falë përmirësimit të motit, fundjava ka sjellë rritjen e fluksit të udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pritjet e automjeteve shkojnë deri në 40 minuta, ndërkaq autoritetet doganore punojnë me tre sportele, kushtëzuar kjo situatë nga pala maqedonase (pasi aplikohet kalimi me një ndalesë ku kontrollorët e dy palëve qëndrojnë në një kabinë).

Fluksi gjatë fundjavës rritet ndjeshëm për shkak të pushuesve shqiptarë të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Orët e pikut mbeten paraditja dhe mbrëmja, ku qytetarët kthehen përsëri në vendet e tyre.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?