Shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi nga 29 deri në 43 vjeç, njëri ishte nga Dropulli! Sekuestrohet furgoni me të cilin u larguan

7 Shkurt 2022, 13:01| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 13:04

  • Share

Policia greke ka gjetur automjetin me të cilin u larguan 5 të dënuarit shqiptarë pas arratisjes nga burgu i Chanias. Kjo është kamionçina që ato përdorën për t’u larguar nga paraburgimi i komisariatit. Burime thonë se të arrestuarit e arratisur kanë arritur të sharrojnë hekura në dritaren e tualetit të paraburgimit dhe janë arratisur. Ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike, një prej tyre është me inicialet O.P., 43 vjeç nga Dropulli dhe i dënuar për 6 vepra penale.

1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.


Lajmi kryesor:

Dëshira për liri u zgjat pak orë, kapen 3 nga 5 të arratisurit nga burgu në Kretë! 4 shqiptarë dhe një pakistanez prenë hekurat e dritares së tualetit për t'u larguar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?