Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se e përshëndet shpirtin evropian të shqiptarëve. Madje i ka bërë thirrje të gjithëve atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë në Shqipëri dhe me batutë tha ‘të infektohen nga ky shpirt evropian’.
“Unë jam këtu disa pas hapjes së negociatave. 19 korriku ishte gur i rëndësishëm kilometrik në rrugëtimin tonë drejt BE. Së shpejti do të mjaftojë vetëm letërnjoftimi për të kapërcyer kufijtë në Ballkanin Perëndimor, apo edhe do të nihen diplomat profesionale. Tregu i përbashkët do ta përmirësojë jetën e qytetarëve në të gjitha vendet. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj dhe dëshiroj që t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për shpirtin evropian që të vij në këtu dhe të infektohen në një fare mënyrë me shpirtin evropian”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Një president gjerman pas 27 vitesh në Tiranë, Steinmeier takon Begajn dhe mban fjalim në Kuvend: Zemra juaj rreh dhe jeton me Evropën, vijoni këtë rrugë
K.T.//ReportTv.al