Në Festivalin e Venecias në këtë edicion të 80-të, u fol për Shqipërinë. Padyshim, që lajmi më i bujshëm ishte “Luani i artë” për Erenik Beqirin, për filmin me metrazh të shkurtër “Një udhëtim i shkurtër” në kategorinë ‘Orizzonti’.
Shqipëria u bë pjesë e këtij spektakli gjigand në Lido, edhe përmes elementëve etnografikë. Aktori shqiptar Antonjo Gjonaj, pjesë e një sërë produksionesh në zë të huaja, zgjodhi që të pozonte në tapetin e kuq, me plisin tradicional vendas, ku nuk mungoi as simbolika e shqiponjës me duar. Gjestin atdhedashës, artisti e shoqëron edhe me një koment ‘pikant’:
“U deshën 80-vjet për të parë një plis në tapetin e kuq, por ja dolëm!”, shkruan ai në mediet sociale.
Tërhoqi vëmendje edhe përfshirja e kryeministrit Edi Rama në filmin dokumentar ‘Stati di grazia’ (por edhe pjesëmarrja në debatin që shoqëroi filmin pas shfaqjes) dedikuar Ambrogio Crespit, regjisorit ‘antimafie’ që u dënua padrejtësisht për bashkëpunim me mafien e shkëmbim votash.
Po ashtu, në Festival, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq edhe produksioni “Bota jonë” me regjisore Luana Bajramin, si pjesë e seksionit ‘Orizzonti Extra’.
Komente
