Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e hyrjeve.
Në Doganën e Morinës, fluksi i automjeteve dhe autobusëve me pushues kosovarë është i lartë jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditët e zakonshme të javës.
Pushuesit nga Kosova thonë se këtë vit ka më pak probleme në bregdetin shqiptar. Sipas tyre, çmimet janë më të arsyeshme dhe plazhet publike më të pastra dhe më të rregulluara.
Fluks ka edhe në Doganën e Kosovës në Vërmicës, ku përveç turistëve, kalojnë edhe shumë emigrantë kosovarë që kthehen për pushime në vendlindje.
Shumë prej tyre zgjedhin të kalojnë disa ditë edhe në bregdetin shqiptar, por disa prej tyre thone se mikpritja dhe shërbimet duhet të përmirësohen më tej.
Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata.
Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara.
Nga të dhënat e Doganës së Morinës, vetëm në 15 ditëshin e parë të korrikut kanë hyrë në vendin tonë 328 mijë e 143 shtetas të Kosovës.
Ndërkohë, në mesditë vihet re edhe një fluks i lartë i kamionëve që transportojnë mallra në të dy drejtimet, duke treguar për rritjen e aktivitetit tregtar në këtë periudhë të verës.
Komente

KETYRE PISAVE I DUHET VENE NJE TAKSE 100 EURO PER PERSON NE MORINE...SI TAKSE NDOTJEJE.....
Përgjigju