Qindra shqiptarë të Kosovës me banim në Gjenevë të Zvicrës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Protesta e tyre u drejtua edhe kundër BE-së, për të cilën tha se po i bën presion Kosovës për ta themeluar këtë mekanizëm. Kjo protestë u organizua nga shoqëria civile.
Për të kundërshtuar Asociacionin morën pjesë qindra mërgimtarë ndër të cilët kishte edhe nga aa që shkuan në Gjenevë nga kantonet tjera si nga Lausanna, nga Berna, Zurichu, Tichino, si dhe nga Franca. Siç raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, të pranishëm në protestë ishin edhe shqiptarë të Kosovës, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Por, pati edhe deputetë të parlamentit zviceran, të cilët kërkuan që Kosova të mos bosnjëzohet, duke pasur parasysh edhe republikën SRPSKA brenda shtetit të Bosnjë Hercegovinës.
Ne fund, organizatorët i dërguan një letër OKB-së, BE-së duke kërkuar nga këto institucione europiane dhe ndërkombëtare të ndalin presonin mbi Qeverinë e Kosovës për të themeluar Asociacionin me arsyetimin se ai do të destabilizonte Kosovën.