Marco Giampaolo prezantohet te Lecce

Shqiptarët e Leçes me trajner të ri, prezantohet ish-i i Milanit

12 Nëntor, 16:02| Përditesimi: 12 Nëntor, 16:03

  • Share

Shkarkimi i Roberto D'Aversa nga stoli i Leçes ka bërë që klubi puljez të gjejë një trajner të ri. Do jetë 57-vjeçari Marco Giampaolo që do drejtojë ekipin nga raundi që vjen, me Leçen që ka në ekip Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën.

Giampaolo kthehet të drejtojë një ekip pas dy vitesh si i "papunë", fill kur u largua nga Sampdoria në 2022.

"Futbolli ka ndryshuar këto vite. Më parë kishte nga ata që mendonin se kontrollonin hapësirat, sot luajmë trup me trup. Sot nuk ka më sisteme loje, ne mbrohemi në një mënyrë dhe sulmojmë në një mënyrë. Shumëçka ka ndryshuar dhe ne duhet të përshtatemi me ndryshimet", tha trajneri në prezantim.

Më pas Giampaolo foli edhe për mënyrën e lojës dhe skemat që do përdor në ekip.

"Skuadra është ndërtuar për të luajtur në një mënyrë me 4 në mbrojtje, 3 mesfushorë, 2 anësorë dhe 1 sulmues i parë. Nëse doni ta shihni kështu në mënyrë statike", tha ai.

Në karrierën e tij 20-vjeçare, Giampaolo ka drejtuar Ascolin, Cagliarin, Sienan, Catanian, Cesenan, Brescian, Empolin, Sampdorian, Milanin dhe Torinon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?