Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon nga qeveria shqiptare mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjatë një interviste me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Arifi thotë se situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 vitesh nga serbët.
Ai bëri të ditur se ka zhvilluar dhe disa takime politike, si me Presidentin Bajram Begaj, Kryeparlamentaren Lindita Nikolla ku i ka parashtruar problematikat e shqiptarëve në këtë komunë.
“Shqipëria duhet të implementojë ligjin e vetë, kushtetutën e vetë që tregon se që duhet të kujdeset për kombin e vetë dhe jashtë kufijve që jemi ne. Qëllimi kryesore është të vetidëjësojmë qeverinë shqiptare lidhur me situatën e shqiptarëve ne luginën e Preshevës, situatë e cila është tej mase e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 vitesh.
Edhe për shkak se politika serbe ndaj shqiptarëve është agresuar dhe më tej. Kemi pasur takim me presidentin e shtetit, kryetraren e kuvendit, dhe me bashkinë së Tiranës ku i kemi njoftuar për situatën që kemi kaluar. Qeveria ka obligim të implementojë kushtetutën e saj. Për këtë arsye kemi qenë dhe të president i cili e kishte të qartë situatën tonë ne dhe premtoi që do të ndërmarre aktivitete.”, u shpreh Arifi.
Arifi kërkon që Shqipëria ta ndihmojë në aspektin ekonomik dhe si çështje të rëndësishme konsideron themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit
“Në kem nivelin e papunësisë 50% të lartë. Shqipëria ka mundësi të na ndihmojë në forma të ndryshme. Që prej 4 vitet e kam kërkesë zyrtare që të themelohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit. Në takimin e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është marrë vendimi për t’u themeluar por nuk është bërë asgjë. Ne na duhen mjete dhe për situatën infrastrukturore. Na duhet të stimulojmë biznesin, për të investuar në zonat industriale që për mos të na ikur të ikur të rinjtë dhe të rejat. Shqipëria të hap një kod ekonomik apo të hapë një bankë shtetëror ose fakultet të Universitetit të Tiranës.", tha ai.
Ai shprehet se është e rëndësishme të krijohet një përkufizim i qartë i termit “reciprocitet”.
“Në aspektin politik, shumë me rëndësi, i cili lidhe dhe me situatën e Kosovës në dialog me Serbinë, është që tani të krijojmë definim të asaj çfarë quhet reciprocitet. Nëse serbët në veri të Kosovës kanë të drejtë të përdorin simbolet e tyre kombëtare dhe ne duhet ta kemi këtë të drejtë në vetë Serbi.", u shpreh Arifi.