Sport

Shqiptarët e Veronës në ‘lupën’ e Interit, zikaltërit kërkojnë përforcime në mbrojtje

12 Dhjetor 2019, 17:29| Përditesimi: 12 Dhjetor 2019, 17:32

  • Share

Inter pavarësisht eliminimit në Champions League po mendon të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit, pasi pretendon të luftojë kokë më kokë me Juventusin për titullin në Seria A. Për këtë arsye, sipas ‘fcinterneës’, sot në Milano ka patur një takim mes drejtuesve të Verona-s dhe zikaltërve. Më së shumti Inter është e interesuar për Sofian Amrabat, por në lupën e drejtuesve janë edhe dy mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Inter i shikon shqiptarët si pasuesit e duhur të Diego Godin dhe shpreson të bëjë një tjetër goditje të ngjashme si Milan Skriniar, mbrojtësi që erdhi pa shumë bujë dhe që është bërë një nga shtyllat e ekipit. Gjithsesi gjithçka për momentin mbetet në kuadrin e spekulimeve, porn ë muajin janar një lëvizje e zikaltërve për këto dy lojtarë nuk do të ishte më habi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?