Shqiptarët ende të dashuruar me ‘Ekranin italian’! Kinema ‘Milenium’ plot për 5 ditë me 7 filma të suksesshëm

20 Prill, 21:35| Përditesimi: 20 Prill, 22:07

  • Share

Gjatë kësaj jave, për 5 ditë me radhë, 7 filma italianë u ekranizuan në kinema ‘Milenium’ në Tiranë me dyer të hapura. U përzgjodhën mes produksioneve më të suksesshme të vitit të kaluar.

"Seleksionimi i këtyre produksioneve, pra 5 filma me metrazh të gjatë dhe 2 me metrazh të shkurtër është përzgjedhur me optikën për të treguar në një spektër të gjerë atë që është kinemaja italianie aktualisht. Dhe, kinemaja italiane është një kinema e gjallë që këtu është prezantuar nga autorë të mëdhenj si Marco Bellocchio", thotë kuratori i nismës Fabio Tucci. 

Nga ‘Grazie ragazzi’, ‘Come peçore in mezzo ai lupo’, Rapito’ ‘Atlantide’ apo ‘Disco Boys’, janë produksione që kanë arritur të dominojnë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

"Filmat që u prezantuan janë të gjithë produksione që janë vlerësuar dhe që kanë pasur premierat e tyre në festivalet më të mëdhenj ndërkombëtarë. Përshembull “Rapito” i Belloçhio në Festivalin e Kanës, “Come pecore in mezzo al lupi” në festivalin e Roterdamit, apo “Disco Boy” në Berlinale, pra, janë ballafaquar me spektatorët në kompeticione të mëdha”, thotë Tuçi.

E realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, nisma   “Ekrani italian” shënoi kështu edicionin e saj të dytë, me larmi zhnresh nga komedi, në thriller, drame e arthouse. Qëllimi i saj është gjithashtu të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e kinemasë.

"Është e qartë se industria e kinemasë italiane mbetet shumë e fortë.  Lidhja e shqiptarëve me kinemanë italiane është po ashtu e tillë. Ajo për të cilën ne shpresojmë është që bashkëpunimi të konsolidohet në këndvështrimin e produksioneve kinematografike", shprehet Alessandro Ruggera, drejtor i i institutit italian të kultures.

"Pjesë e nismës ishte dhe regjisori Domenico de Orsi me filmin e tij me metrazh të shkurtër “Gagarin, mi mancherai”, që do të jetë një bashkëproduksion mes Shqipërisë dhe Italisë", thotë Tucci

Pjesë e programit ishte dhe produksioni “Bubbles” me regji të Meri Dishnicës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?