Foto ilustruese

'Shqiptarët janë krerët e trafikut të drogës' Artikulli britanik: Bandat u bënë shtysë për vrasjet, nisën që në 2015-ën

28 Korrik 2023, 13:53| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 16:27

  • Share

“Bandat shqiptare drejtojnë tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Itali”, me këto fjalë nis artikulli i gazetës britanike, 'The European Conservative', e cila bën fajtor bandat shqiptare për rritjen e përdorimit të kokainës në Perëndim.

Mediat e huaja vijojnë të shkruajnë në lidhje me grupet kriminale shqiptare të cilat, thonë po kontrollojnë trafikun ndërkombëtar të drograve të forta dhe atyre të thjeshta.

Sipas britanikes, 'The European Conservative', në raportin global të organizatës, për trafikun e kokainës për vitin 2023 , bandat shqiptare përshkruhen si “shumë aktive” në marrjen e dërgesave të drogës në të gjithë Evropën Perëndimore. Artikulli vijon më tej se ata tani "ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm" në të gjithë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe në Itali, “grupet shqipfolëse” renditen së bashku me organizatën kriminale famëkeqe “Ndrangheta”, e cila në fillim të këtij viti ishte objektiv i një operacioni të madh antikriminal evropian. Raporti i OKB- së vë në dukje se dhe në Irlandë, krimi i organizuar shqiptar ka zënë rrënjë. Gjithashtu shkruhet se dominimi në rritje i bandave shqiptare "mund të çojë në përleshje të dhunshme në të ardhmen" me organizatat vendase.

Raporti thekson se operacionet janë shumë profesionale, duke pasur parasysh se ato kontrollohen "me një shkallë të caktuar të koordinimit transnacional, përveç formimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine".

Këto gjetje pasojnë grindjet diplomatike midis zyrtarëve britanikë dhe shqiptarë për hyrjen e paligjshme të emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të emigrantëve që hynë në Angli përmes ngushticës së La Manshit vitin e kaluar ishin nga Shqipëria, pavarësisht se ishte një vend i sigurt, për të cilin zyrtarët thanë se "nuk kishte asnjë rast për t'u ofruar azil".

Kjo e shtyu Dan O'Mahoney, komandanti i forcave kufitare, të pretendonte se ekziston një "numër i madh emigrantësh shqiptarë që po bëjnë lojëra qëllimisht me sistemin" për qëllime të paligjshme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama vitin e kaluar iu përgjigj ashpër se kjo situatë po përdoret për retorikë politike dhe argumentoi se kjo është një tendencë e përgjithshme që ka prekur shumë vende.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?