SHBA- Festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festohen më një ndjenjë të lartë krenarie edhe nga shqiptarët anë e mbanë botës.
Edhe këtë herë nuk kishin të mungonin ceremonitë e organizuara në nderim të festës së Pavarësisë në SHBA.
Nga New Jersey, korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika përcolli atmosferën që është krijuar nga festimet e shqiptarëve në Amerikë.
Në shëtitoren ‘Nënë Tereza’ në New Jersey, është vendosur flamuri kuq e zi, ndërsa pjesë e festimeve ishte edhe këndimi i himnit kombëtar.
Sipas Ndrenikës, në ceremoninë për kremtimet e 110-vjetorit të Pavarësisë mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së New Jersey, i cili mbajti një fjalim për shqiptarët atje.
Kryetari i bashkisë së New Jersey, falënderoi komunitetin shqiptar atje, ndërsa premtoi se do t’i mbështesë.
‘Do t’ju falënderoja që keni ardhur sot. Sot ngremë flamurin shqiptar për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Është një nder për qytetin dhe këshillin bashkiak që të mbështesim komunitetin shqiptar, familjet dhe shokët! Faleminderit që erdhët.’- u shpreh kryetari i bashkisë Richard Rigoglioso.
Gazetari Ndrenika u shpreh se gjatë gjithë javës ka pasur organizime në kuadër të festës së Pavarësisë.
Fjala e kryetarit të bashkisë së New Jersey
Komente
