Foto ilustruese

Sociale

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale

28 Dhjetor 2024, 13:09| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 13:18

  • Share

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4931 shtetas në hyrje dhe 2701 shtetas në dalje.

Për të përballuar këtë fluks sidomos në hyrje autoritetet tona, po punojnë me sportele maksimale duke i alternuar në varësi të situatës.

Kujtojmë se gjatë 1 jave nga kjo pikë kalimi kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 50 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?