Pika kufitare Kapshticë

Shqiptarët kthehen për Vitin e Ri në atdhe/ 2887 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica dhe Kakavija në 24 orët e fundit! Fluks edhe në Qafë-Thanë

27 Dhjetor 2020, 10:40| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 13:25

  • Share

KORÇË- Në 24 orët e fundit një numër i konsiderueshëm personash kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Report Tv mëson se për datën 26 dhjetor në Shqipëri kanë hyrë 406 persona dhe 108 mjete.

Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.

Personat që hyjnë nga kjo pikë e kalimit kufitar lejohen të kalojnë kufirin si këmbësorë ndërkohë që po të njëjtat burime konfirmojnë që numri i hyrjeve pritet të rritet për shkak të festave të fundvitit.

Aktualisht kjo pikë po punon me 2 sportele dhe në 1 ditë lejohet kalimi i 700 personave.

Vendimi për kalimin e kufizuar nga kjo pikë kufitare do të qëndrojë në fuqi deri më 7 janar.

Ora 13:07
Fluks makinash në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Në prag të festave të fundvitit është shtuar fluksi i qytetarëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar këtë periudhë me familjet, por është rritur dhe numri i atyre që largohen nga vendi.

Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë krijuar rradhë të gjata makinash duke krijuar trafik të rënduar.

Mësohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 27/12/2020 23:34

    JO vetem jorgo por do bejn prap katastrof se nuk e din akoma masat nga korona prap do bllokohen me te drejt nga autoritetet dy paleshe,pastaj akuzojn qeverin greke se nuk i do dhe qeverin shqiptare qe nuk i ndihmon.

    Përgjigju
  • Miri: 27/12/2020 12:46

    Jorgo vijne Jorgo ikin ngelen rrugeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?