Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi kanë qenë pjesë e rubrikës “24 orë me” e revistës së njohur amerikane “ Vouge” . Waititi dhe Ora ishin në Gjermani në fillim të këtij muaji, pasi ishin prezantuesit e “MTV European Music Awards në Düsseldorf.
Në intervistën përgjatë 24 orëve, ata treguan një ditë të tyre, teksa kanë rrëfyen dhe se si u njohën më njëri-tjetrin.
Rita dhe Waititi e nisën mëngjesin e tyre me një vizitë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Dyseldorfit Stephan Keller në Old Town Hall. Më pas, dyshja nënshkruan "Librin e Artë" të qytetit, i cili është nënshkruar edhe nga vizitorë të shquar si Duka dhe Dukesha e Sussex.
Pas kësaj, ata u kthyen në hotelin ku po qëndronin, ku Ora filloi përgatitjet për MTV Awards me stilistin Tom Eerebout. Ajo kishte gjithsej 12 paraqitje marramendëse për shfaqjen.
"Është TV live, kështu që keni rreth 60 sekonda për të ndryshuar," tha Ora.
Pas kësaj, Waititi dhe Ora dolën në qytet për darkë. Ata shkuan në një piceri të qytetit, pronarët e të cilës janë shqiptarë. Çifti, gjatë videos duken mjaft të kënaqur nga mikpritja e shqiptarëve, të cilët madje i kishin ofruar atyre dhe stafit pica falas. Bashkëshorti i Ritës tha se ka shumë shqiptarë kudo dhe se ata janë më të mirët. Nga ana tjetër, Rita tha se ata kujdesen shumë për njëri-tjetrin.
Taika Waititi: Ne thjesht sa ecëm në rrugë, dhe çdo kush parapritur dëgjohej të fliste shqip. Çfarë po ndodh?
Taika Waititi: Janë shumë shqiptarë kudo. Ata janë më të mirët
Rita Ora: Kujdesemi për njëri-tjetrin. Pa dyshim, edhe janë pronar të kësaj picerie. Ne thjesht po ecnim dhe ata na thanë, hej, kemi një picë, për ne.
Taika Waititi: Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët e dinë si ta gjejnë njëri-tjetrin.
Rita Ora: Përfunduam duke shkuar pas barit! Morëm disa pica falas për kastin dhe grupin
Taika Waititi: Nëse do të jesh me dikë, i cili është nga Shqipëria, bënë mirë të mësosh shqip.